Një person humbi jetën pasi dy helikopterë u përplasën të martën gjatë uljes në platformën e helikopterëve në Pheriche, në distriktin Solukhumbu të Nepalit, në rajonin e malit Everest, sipas mediave lokale.
Në aksident u përfshinë një helikopter i kompanisë Fishtail Air dhe një tjetër i kompanisë Air Dynasty.
Sipas raportimeve të mediave lokale, një turist i huaj që ndodhej në bordin e helikopterit të Fishtail Air humbi jetën, ndërsa një pilot mbeti i plagosur.
Një helikopter i kompanisë Simrik Air mbërriti në vendin e aksidentit, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























