Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy diskutoi marrëdhëniet dypalëshe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën.
Sipas shërbimit për shtyp të presidencës ukrainase, Zelenskyy tha se Kievi po “llogarit” në arritjen e marrëveshjeve me përfitim të ndërsjellë me Serbinë, veçanërisht në rifillimin e negociatave për krijimin e një zone të tregtisë së lirë.
TË REKOMANDUARA
Zelenskyy njoftoi gjithashtu se zëvendëskryeministrja ukrainase për integrimin evropian dhe euroatlantik do të vizitojë së shpejti Beogradin.
Dy liderët theksuan se marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë kanë potencial për zhvillim dhe duhet të forcohen më tej.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















