Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me zëvendsëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, në margjinat e Samitit të Frankofonisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri kosovar e ka cilësuar takimin si miqësor, duke shprehur mirënjohjen e Kosovës për partneritetin afatgjatë dhe mbështetjen e Luksemburgut në procesin e integrimit evropian.
Ai ka theksuar se pret vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në muajt e ardhshëm.
"Kosova është mirënjohëse ndaj Luksemburgut për partneritetin e tij afatgjatë dhe mbështetjen në procesin e integrimit tonë evropian. Pres vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në muajt e ardhshëm", shkroi Konjufca.























