| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it
“Kushdo që ka thënë ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’ e dinte vërtet për çfarë po fliste”, shkroi Musk.
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it / TRT Balkan
5 Shkurt 2026

Një komisare evropiane i ka bërë thirrje ShBA-së t’i anulojë shkurtimet në programet e ndihmës së jashtme, duke theksuar rëndësinë e ndihmës humanitare globale, pasi miliarderi i teknologjisë Elon Musk postoi për pasurinë dhe lumturinë në platformën e tij sociale amerikane X.

“Kushdo që ka thënë ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’ e dinte vërtet për çfarë po fliste”, shkroi Musk.

Hadja Lahbib, komisare evropiane për barazi, gatishmëri dhe menaxhim krizash, iu përgjigj:

“Elon, ke të drejtë: paratë nuk mund ta blejnë lumturinë. Por ato mund të blejnë ushqim, ujë dhe ilaçe për fëmijët që po vdesin nga uria. Prandaj, BE-ja është krenare që është donatori humanitar numër 1 në botë. Mbi 1,9 miliardë euro vetëm këtë vit. Është koha të anulohen shkurtimet e USAID-it”, shkroi Lahbib.

Administrata amerikane, nën presidentin Donald Trump, vitin e kaluar njoftoi se Agjencia e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do ta ndalojë zbatimin e programeve të ndihmës së jashtme, me përgjegjësitë që do t’i kalojnë Departamentit të Shtetit të ShBA-së.

Ky vendim pasoi përpjekjet për zvogëlimin e USAID-it, përfshirë anulimin e kontratave, largime masive nga puna dhe vendosjen e shumicës së fuqisë punëtore globale të agjencisë në leje administrative.

E themeluar në vitin 1961, USAID-i menaxhoi mbi 40 miliardë dollarë gjatë vitit fiskal 2023.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Emirates rifillon fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait pas një pezullimi të shkurtër
Gjermania do t'i tërheqë ushtarët nga Lindja e Mesme për shkak të luftës me Iranin
Të paktën 16 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në lindje të Libanit
Pezeshkian: Irani do të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje nëse ato nuk sulmojnë të parat
ShBA-ja miraton shitjen e armëve për Izraelin në vlerë 151,8 milionë dollarë
Arabia Saudite rrëzon raketë balistike që synonte bazën ajrore Prince Sultan
Irani lëshon një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit
Gra dhe fëmijë në mesi e 9 të vrarëve në sulmin e ri ajror izraelit në Liban
Polonia: Dërgesat e armëve amerikane në Evropë mund të përballen me vonesa
Erdoğan dhe Meloni diskutojnë tensionet teksa kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet
Türkiye mohon se ka kërkuar nga intelegjenca britanike rritjen e sigurisë për presidentin sirian
Kryediplomati turk zhvillon biseda me homologët nga Omani, Katari dhe Estonia
Departamenti i Shtetit: Rreth 24 mijë amerikanë janë kthyer në SHBA nga Lindja e Mesme
Zvicra do të reduktojë blerjen e planifikuar të avionëve luftarakë F-35A
Ministri i Jashtëm i Türkiyes bisedon me homologun armen për zhvillimet rajonale
Rusia pretendon kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë
Meloni: Italia po e monitoron krizën në Lindjen e Mesme, prioritet siguria e qytetarëve
Djali i ministrit izraelit Smotrich plagoset pranë kufirit me Libanin
OKB-ja: Rriten zhvendosjet në Liban mes përshkallëzimit në Lindjen e Mesme
“Operacioni Epic Fury” djeg rreth 5.82 miliardë dollarë në vetëm 100 orë