| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar Dialogu i Punëve të Brendshme 2026
Partneriteti përqendrohet në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, financave të paligjshme, migracionit të paligjshëm si dhe në forcimin e kontrollit kufitar.
Nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar Dialogu i Punëve të Brendshme 2026
Nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar Dialogu i Punëve të Brendshme 2026 / ATA

Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar më 29 prill 2026 në Londër, Dialogun e Punëve të Brendshme 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja për palën shqiptare u nënshkrua nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Silva Caka.

Partneriteti në fjalë përqendrohet në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, financave të paligjshme, migracionit të paligjshëm si dhe në forcimin e kontrollit kufitar.

Nënshkrimi i këtij dialogu vjen si vijim i bashkëpunimit të mëparshëm mes dy vendeve në Dialogun Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2025–2026, dhe konfirmon se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten partnerë të besueshëm në përballjen me krimin ndërkombëtar.

BURIMI:ATA