| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë
"Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm", shkroi ministri Sveçla.
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë
9 Tetor 2025

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Prokurorinë kanë arrestuar të enjten Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se arrestimi i tij u bë në rajonin e Prishtinës derisa ka thënë se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili sipas tij, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

"Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj. Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale", ka shkruar ai.

Në një komunikatë për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Sheholli është arrestuar pas hetimeve disa mujore dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjithashtu po kryhen bastisje në vendbanimin e të dyshuarit me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale

"Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sheholli ka qenë i ftuar herë pas here në emisione televizive të Kosovës në rolin e analistit politik. Ai është drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë. Ishte ftuar për dëshmi edhe nga Gjykata Speciale.

Në paraqitjet publike, ai ka pohuar se ka punuar në Shërbimin e Sigurimit të Serbisë (UDB) dhe pas luftës ka qenë i angazhuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (ShIK).


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona
Paralajmërim për vërshime në Kosovë
Mbrojtja Civile në Shqipëri: Situatë e qetë nga kushtet e motit, strukturat në gatishmëri
Sarajevë: Kërkohet zbardhja e vrasjeve nga vrasës të paguar gjatë luftës
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb
Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së