BOTA
2 minuta leximi
Tajfuni merr përmasa tragjike në Filipine, 66 të vdekur dhe 26 të zhdukur deri më tani
Tajfuni Kalmaegi ka prekur më shumë se 1,1 milionë persona në pjesë të ndryshme të Filipineve.
Tajfuni merr përmasa tragjike në Filipine, 66 të vdekur dhe 26 të zhdukur deri më tani
Tajfuni merr përmasa tragjike në Filipine, 66 të vdekur dhe 26 të zhdukur deri më tani
5 Nëntor 2025

Të paktën 66 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni Kalmaegi goditi Filipinet, duke zhvendosur më shumë se 400 mijë njerëz, njoftuan autoritetet të mërkurën.

Sipas Këshillit Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, bilanci i viktimave është rritur në 66, përfshirë gjashtë persona nga një aksident helikopteri të martën gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi, raportoi e përditshmja lokale The Inquirer.

Shumica e viktimave janë raportuar nga rajoni i Visayas Qendrore, zona më e goditur në vend.

Visayas Qendrore, e ndodhur në Filipinet qendrore, është një rajon administrativ që përfshin provincat Bohol, Cebu, Negros Oriental dhe Siquijor.

Autoritetet njoftuan se 10 persona janë plagosur në zona të ndryshme, ndërsa më shumë se 1,1 milionë janë prekur nga moti i rëndë.

Përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dherash kanë bllokuar rrugët në zona të largëta, ndërsa 52 bashki vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, thanë autoritetet.

Pamjet dhe videot në media lokale treguan përmbytje masive dhe shkatërrim në disa rajone të Filipineve, përfshirë pjesë të provincës Cebu.

Shkatërrimi vjen vetëm një muaj pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi veriun e Cebut, duke vrarë shumë njerëz dhe zhvendosur mijëra të tjerë.

Autoritetet thanë se operacionet e ndihmës po vazhdojnë, ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë për të arritur zonat e izoluara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Tajfuni Kalmaegi, i njohur në vend si Tino, bëri dy zbarkime në tokë që nga e marta në mëngjes në ishullin qendror Visayas.

Tino pritet të largohet nga “zona e përgjegjësisë” së Filipineve, e monitoruar nga agjencia meteorologjike e vendit, natën e së mërkurës ose herët të enjten, ndërsa pritet të forcohet përsëri mbi Detin e Kinës Jugore përpara se të drejtohet drejt Vietnamit, ku autoritetet po përgatiten për mbërritjen e tij të premten.

Ndërkohë, autoritetet indoneziane të mërkurën paralajmëruan për reshje të dendura që mund të godasin disa qytete të vendit, ndërsa operacionet e kërkimit për personat e zhdukur vazhdojnë në Papua.

Më shumë se 20 banorë rezultuan të zhdukur një ditë më parë pasi përmbytjet e befasishme goditën dy nënrajonet në Distriktin Nduga, Papua e Lartë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Antara.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye bën thirrje për përmbajtje gjatë zgjedhjeve parlamentare në Irak
Gjermania planifikon "Kupolën Kibernetike" për t'iu përgjigjur kërcënimeve digjitale
Irani: Nuk kërkojmë armë bërthamore, jemi të gatshëm për një marrëveshje paqësore me ShBA-në
Shpërthimi jashtë gjykatës në Islamabad shkakton 12 të vdekur dhe 21 të plagosur
Sirianët përpiqen të rindërtojnë shtëpitë me rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë luftës
Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni "Fung-Wong"
Më shumë se 20 vende dënojnë mizoritë në konfliktin e Sudanit
Senati i ShBA-së miraton projektligjin për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë
Trump: ShBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë Sirinë të suksesshme
Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin Trump-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë
E djathta ekstreme belge krijon partinë e re “Trump”
Raport: Finlanda shënon rritje rekord të krimeve të urrejtjes të raportuara
Tetë të vdekur dhe 15 të plagosur nga shpërthimi i një makine në Nju Delhi të Indisë
Ushtria izraelite nis sulme të reja në jug dhe lindje të Libanit
Norvegjia: Akuzat e Izraelit për antisemitizëm kundër kryeministrit janë "të paarsyeshme"
Vatikani hap hetimin e parë për abuzim seksual ndaj një peshkopi spanjoll
Brazil, 6 viktima dhe qindra të plagosur pas tornados së fuqishme që goditi jugun e vendit
Në Norvegji është zbuluar një zonë gjuetie e vjetër 1.500-vjeçare
Rritet ndjeshëm numri i të pastrehëve në Angli, shërbimet nën “presion të jashtëzakonshëm”
Ish-Presidenti Francez Sarkozy urdhërohet të lirohet nga burgu