| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Türkiye mposhti ShBA-në 3-2 në ndeshjen e fundit të Grupit D
ShBA-ja kalon si lidere e grupit dhe pret Bosnjë e Hercegovinën në raundin e 32 ekipeve më të mira.
Türkiye mposhti ShBA-në 3-2 në ndeshjen e fundit të Grupit D
Türkiye mposhti ShBA-në 3-2 në ndeshjen e fundit të Grupit D

Türkiye i prishi planet ShBA-së duke e mundur 3-2 në ndeshjen e fundit të Grupit D të Kupës së Botës FIFA 2026, të luajtur në Stadiumin e Los Anxhelosit.

Amerikanët nisën ndeshjen me vrull të madh. Auston Trusty shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes turke dhe shënoi në minutën e 3-të, duke çuar topin pranë shtyllës dhe kalë portierit Ugurcan Çakır.

Türkiyeja barazoi shpejt. Barış Alper Yılmaz depërtoi nëpër mbrojtjen amerikane dhe asistoi për yllin e Real Madridit, Arda Güler, i cili shënoi në minutën e 10-të, goli i parë i tij dhe i skuadrës turke në këtë Kupë Bote. Ishte gjithashtu goli i parë i Türkiyes në Kupën e Botës pas 24 vitesh, që nga goli i Ilhan Mansız në 2002-shin.

Türkiye ia mori epërsinë falë një aksioni kolektiv të shkëlqyer, që gjeti Orkun Kökcü të lirë brenda zonës, i cili nuk gaboi në minutën e 31-të.

Barazimi amerikan

Në fillim të pjesës së dytë, ShBA-ja gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 49-të. Pas një krosimi të nga mbrojtja turke, Sebastian Berhalter goditi fort dhe shënoi pranë shtyllës: goli i parë ndërkombëtar i tij.

Kur ndeshja dukej se po drejtohej drejt barazimit, Kaan Ayhan shënoi në minutën e 90+8 me një goditje nga distanca e shkurtër dhe i dha Türkiyes fitoren e vetme në këtë turne.

Trajneri i Türkiyes, Vincenzo Montella, u shpreh i kënaqur me karakterin e treguar nga lojtarët, pavarësisht eliminimit të mëhershëm dhe lojës para një publiku kryesisht pro-amerikan. "Mund të kthehemi në shtëpi me kokën lart", tha ai.

ShBA-ja mbyll Grupin D në vendin e parë dhe do të përballet me Bosnjë e Hercegovinën në raundin e 32-të, ndërsa Türkiye përfundoi garën në këtët turne.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë