Shtabi qendror iranian Khatam al-Anbiya hodhi poshtë pretendimet e ShBA për kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit si "gënjeshtra të pabaza", duke thënë se rruga strategjike ujore mbetet nën kontrollin e Teheranit.
"Pretendimet e rreme të ShBA-së në lidhje me kalimin normal të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilat pasqyrojnë pafuqinë dhe konfuzionin e ushtrisë së atij vendi, nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra të pabaza", tha komanda ushtarake në një deklaratë të transmetuar nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB.
"Ngushtica e Hormuzit, si më parë, mbetet nën menaxhimin dhe kontrollin e plotë të Republikës Islamike të Iranit”, tha zëdhënësi.
"Asnjë anije komerciale apo cisternë nafte nuk mund ose nuk do të jetë në gjendje të kalojë në ngushticën në mënyrë të sigurtë pa autorizimin dhe mbikëqyrjen e forcave të armatosura të fuqishme të Iranit", shtoi zëdhënësi.





















