Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të fillojnë një armëpushim dhjetëditor duke filluar nga ora 21:00 sipas kohës GMT të enjten, pas bisedimeve të fundit në Washington.
“Sapo pata biseda të shkëlqyera me presidentin shumë të respektuar të Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministrin Bibi Netanyahu të Izraelit”, tha Trump në një deklaratë, duke shtuar se dy liderët ranë dakord të nisin zyrtarisht armëpushimin me synimin për të arritur paqe mes vendeve të tyre.
Njoftimi vjen pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis delegacionit libanez dhe atij izraelit, të cilat u zhvilluan të martën në Departamentin e Shtetit në Washington. Grupi libanez Hezbollah nuk ishte i përfaqësuar në takim dhe e ka refuzuar këtë hap.
Ai shtoi se ka udhëzuar zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe shefin e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, Dan Caine, të punojnë me të dyja palët drejt një paqeje të qëndrueshme.
“Ka qenë nderi im të zgjidh nëntë luftëra në mbarë botën, dhe kjo do të jetë e dhjeta ime”, tha Trump.























