Shqipëri, vazhdon Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Gjatë ditës së sotme po mbahen panele diskutimi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me fokus çështjet mbi investimet, energjinë, transformimin digjital, zhvillimet ekonomike dhe çështje të tjera.

Shqipëri, vazhdon Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor / AA

Në Shqipëri po vazhdon në ditën e dytë Forumi i parë i Investimeve Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor, që ka mbledhur zyrtarë nga rajoni, BE-ja dhe investitorë nga vende të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme po mbahen panele diskutimi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë me fokus çështjet mbi investimet, energjinë, transformimin digjital, zhvillimet ekonomike dhe çështje të tjera.

Në ditën e parë të forumit pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë forumit u nënshkruan letra të qëllimit mbi projekte të ndryshme në rajon, që i paraprijnë marrëveshjeve mes shteteve.

I mbështetur nga Komisioni Evropian, forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, zhvillimi i forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me BE-në dhe ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.