Të shtunën, në 11 qytete të Holandës u lëshuan balona fluturuese në shenjë solidariteti me fëmijët në Gaza.
Ngjarjet, të organizuara nga Fondacioni “Mbill një Pemë Ulliri”, synuan të tërheqin vëmendjen ndaj sulmeve në Gaza dhe të protestojnë kundër kërcënimeve izraelite për zhvendosjen dhe sulmet ndaj palestinezëve për shkak të balonave të lëshuara në enklavë, të cilat kanë përfunduar në vendbanime izraelite pranë kufirit.
Në Roterdam, pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin Noordereiland dhe lëshuan balona në shenjë solidariteti me fëmijët në Gaza.
Fëmijë dhe të rritur i dekoruan balonat me flamuj dhe ngjyra palestineze, si dhe me mesazhe, përfshirë “Liri për Palestinën” dhe “Shpëtoni Gazën”.
Gjatë aktivitetit u lëshuan gjithashtu balona të punuara në formën dhe ngjyrat e flamurit palestinez.
Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit shpërndanë fletushka për ta rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të ofruar informacion mbi situatën në Gaza.






















