| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Mbahet konferencë për dijetarët shqiptarë të periudhës osmane në Tiranë
Konferenca shkencore me temë "Në gjurmët e trashëgimisë: Dijetarët shqiptarë të periudhës osmane”, është organizuar Qendra Hulumtuese Minber, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Mbahet konferencë për dijetarët shqiptarë të periudhës osmane në Tiranë
Mbahet konferencë për dijetarët shqiptarë të periudhës osmane në Tiranë / AA
11 Prill 2026

Në Shqipëri është mbajtur konferenca shkencore me temë "Në gjurmët e trashëgimisë: Dijetarët shqiptarë të periudhës osmane”, organizuar Qendra Hulumtuese Minber, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në hapje të konferencës së organizuar në sallën e konferencave në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të organizatave të ndryshme, studiues, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, në fjalën e tij në hapje të konferencës u shpreh se ndërkohë që vijojnë aktivitetet restauruese për ringjalljen e veprave që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë së përbashkët, njëkohësisht mbështesin edhe studime akademike që synojnë promovimin e personaliteteve që kanë kontribuar në jetën shkencore dhe kulturore.

"Si Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, kemi filluar aktivitetet tona në Shqipëri që në vitin 1996. Gjatë kësaj periudhe, kemi realizuar mbi 800 projekte, duke u përpjekur të kontribuojmë në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Një pjesë e rëndësishme e këtyre projekteve është përqendruar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe në mbështetjen e jetës kulturore. Në këtë kuadër, ruajtja dhe forcimi i lidhjeve kulturore, të cilat mbështeten në një histori të thellë ndërmjet popullit turk dhe atij shqiptar, përbën një nga prioritetet tona kryesore", tha Ata.

Atai theksoi se besojnë se takime të tilla shkencore, ku trajtohen dijetarë shqiptarë që kanë lënë sipas tij gjurmë të rëndësishme në botën e dijes gjatë periudhës osmane dhe më pas, janë tejet të vlefshme për kuptimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe për përcjelljen e saj te brezat e ardhshëm.

Drejtori i Qendrës Minber, Ferid Piku, në fjalën e tij tha se konferenca synon të hedhë dritë mbi thesaret e vyera të diturisë dhe dijetarëve që ka prodhuar populli shqiptar gjatë periudhës osmane, sipas tij "thesare të cilat në shumicën dërmuese në këtë rast janë lënë nën hije, janë të pluhurosura dhe shpeshherë fatkeqësisht janë edhe keqkuptuar".

"Konferenca synon gjithashtu të tërheqë vëmendjen e studiuesve, të studentëve dhe të interesuarve drejt një epoke të gjatë dhe shumë të rëndësishme të historisë së popullit tonë, për të kuptuar më drejt kontekstin kulturor, shoqëror dhe politik të qyteteve tona, institucioneve të fesë dhe dijes, profilit të dijetarëve dhe hoxhallarëve të formuar në medresetë e rajonit tonë dhe medresetë e Istanbulit", theksoi Piku.

Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, Adem Gerlegiz, theksoi se Shteti Osman në vendet e Ballkanit nuk është mjaftuar vetëm me arritjet politike, por gjithashtu ka kontribuar edhe në fusha të ndryshme fetare, kulturore dhe arsimore.

"Dijetarët të cilët kanë jetuar në këtë periudhë kanë dhënë një kontribut të madh në vendet dhe gjeografinë në të cilën kanë jetuar në atë kohë. Me veprat që ata kanë lënë pas, kanë arritur të jenë pjesë e trashëgimisë e cila ka arritur deri në ditët e sotme", theksoi Gerlegiz.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe myftiu i Tiranës dhe imami i Xhamisë së Namazgjasë, Bilal Teqja, i cili u shpreh se ndihet shumë i lumtur që një konferencë e këtij lloji që lidhet me trashëgiminë dhe dijetarët shqiptarë mbahet në Tiranë.

Pjesë e konferencës njëditore janë studiues nga Shqipëria, Türkiye, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.




BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ministri Hoxha për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: Është prioriteti strategjik kombëtar
Kurti: Kosova dëshiron bashkëpunime dhe më të ngushtë ushtarak me Britaninë e Madhe
Rrëqebulli i Ballkanit filmohet sërish në Shqipëri
Kurti pritet nga sekretarja e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia ta pranojë realitetin dhe ta njohë Kosovën
Ministri Hoxha takon ambasadorin e Azerbajxhanit, riafirmohet forcimi i lidhjeve dypalëshe
Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Forcim i bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun
Kryediplomati i RMV-së, Mucunski në Uashington thekson partneritetin me ShBA-në dhe integrimin në BE
Kadastra shqiptare: 550 kulla drejt certifikimit të pronësisë
Ambasadori i Türkiyes në Tiranë: Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme
Kryediplomati Hoxha në takim me ambasadorin serb në Tiranë: Kosova është shtet i pavarur
Kurti takohet me shefen e NATO-s për Operacione, thekson përgatitjet e FKS-së për misonin në Gaza
Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra do të përballet me Francën në Prishtinë
Kosovë, u.d. presidentja Haxhiu priti në takim ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së
Dita Ndërkombëtare e Romëve: Kryeparlamentari Gashi thekson rolin e komunitetit si pjesë e shoqërisë
Shqipëri, hyn në fuqi skema e re e mbështetjes në bujqësi
Osmani: Në asnjë moment nuk ka pasur hezitim për kandidaturën time
Maqedonia e Veriut dhe ShBA-ja zhvillojnë sesionin e dytë të Dialogut Strategjik në Uashington
Dialogu Strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut, Misajllovski: Partneriteti në nivel tepër të lartë