| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Mediet: Izraeli anulon vizitën e ministres franceze të Mbrojtjes
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth njofton se Ministria izraelite e Mbrojtjes dhe Këshilli për Siguri Kombëtare kanë vendosur të anulojnë vizitën e Rouffos.
Mediet: Izraeli anulon vizitën e ministres franceze të Mbrojtjes
Mediet: Izraeli anulon vizitën e ministres franceze të Mbrojtjes / Reuters
7 orë më parë

Izraeli ka anuluar vizitën e planifikuar të ministres franceze të Forcave të Armatosura, Alice Rouffo, në Tel Aviv, pasi Franca refuzoi t’i lejojë avionët amerikanë që transportojnë armë për Izraelin të përdorin hapësirën e saj ajrore, raportojnë mediat izraelite.

Gazeta Yedioth Ahronoth shkruan se Ministria izraelite e Mbrojtjes dhe Këshilli për Siguri Kombëtare kanë vendosur ta anulojnë vizitën e Rouffos, e cila konsiderohet e afërt me presidentin francez Emmanuel Macron.

Sipas raportimit, vizita – e planifikuar për të dielën – u anulua pasi Parisi refuzoi t’u japë leje avionëve amerikanë që transportojnë armë për Izraelin të fluturojnë mbi hapësirën ajrore franceze.

Gazeta shton se Izraeli kohët e fundit ka zhvilluar bisedime me zyrtarë francezë për të sqaruar se armët janë të destinuara për luftën kundër Iranit dhe u ka dorëzuar detaje mbi dërgesën, por autoritetet franceze kanë qëndruar në vendimin e tyre.