Türkiye dhe Kazakistani nënshkruan një marrëveshje për të ngritur më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, njoftoi kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Türkiye, Haluk Gorgun.
Si pjesë e vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Kazakistan, delegacioni turk mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit dhe në konferencën e përbashkët për media të organizuar nga presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, tha Gorgun në rrjetin social X.
“Në fushën e industrisë së mbrojtjes u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme që do të çojë më tej bashkëpunimin Türkiye-Kazakistan”, tha ai.
Ai shtoi se mekanizmat e bashkëpunimit mes dy vendeve, të lidhura nga marrëdhënie të thella miqësore, kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve strategjike, thellimin e angazhimit institucional dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta.






















