Türkiye dënoi të mërkurën një ministër izraelit për dhunën verbale dhe fizike ndaj pjesëmarrësve të Flotiljes Globale “Sumud”, e cila u ndalua nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare.
Ministria turke e Punëve të Jashtme tha se flotilja u ndalua në mënyrë të paligjshme nga Izraeli ndërsa po përpiqej të dërgonte ndihma humanitare në Gaza.
“Ministri në fjalë, një nga aktorët kryesorë të gjenocidit të kryer nga Izraeli në Gaza, ka demonstruar edhe një herë hapur para gjithë botës mentalitetin e dhunshëm dhe barbar të qeverisë Netanyahu”, thuhet në deklaratë.
Ministria shtoi se Türkiye, së bashku me vende të tjera, po ndërmerr iniciativa për ta siguruar lirimin e menjëhershëm dhe të sigurt të shtetasve turq të ndaluar dhe pjesëmarrësve të tjerë të flotiljes.
Ajo theksoi se përpjekjet për të arritur rezultate sa më shpejt po vazhdojnë “me vendosmëri”.

























