| albanian
BOTA
2 minuta leximi
Zv/presidenti amerikan: ShBA-ja nuk do të ndërhyjë në konfliktin midis Indisë dhe Pakistanit
"Ne duam që kjo gjë të ulë tensionet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, ne nuk mund t'i kontrollojmë këto vende", tha Vance për "Fox News".
00:00
Zv/presidenti amerikan: ShBA-ja nuk do të ndërhyjë në konfliktin midis Indisë dhe Pakistanit
Zv/presidenti amerikan: ShBA-ja nuk do të ndërhyjë në konfliktin midis Indisë dhe Pakistanit
9 Maj 2025

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi të enjten se ShBA-ja nuk do të ndërhyjë në konfliktin midis Indisë dhe Pakistanit.

"Ne duam që kjo gjë të de-përshkallëzohet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, ne nuk mund t'i kontrollojmë këto vende", tha Vance për "Fox News".

Vance theksoi se ShBA-ja nuk mund të detyrojë asnjërën palë të dorëzojë armët, ndërsa shtoi se ishin të shqetësuar për këtë tension dhe se do ta ndjekin çështjen përmes kanaleve diplomatike.

Ai tha se shpresojnë që tensionet midis dy vendeve "të mos përshkallëzohen në një luftë më të gjerë rajonale apo konflikt bërthamor".

Sulmi i Indisë ndaj Pakistanit

India nisi sulme me raketa në territorin pakistanez dhe rajonin Azad Kashmir të kontrolluar nga Pakistani më 6 maj në hakmarrje për sulmin terrorist në distriktin Pahalgam më 22 prill, në të cilin u vranë 26 persona.

Ushtria indiane tha se goditi 9 objektiva, të cilat i përshkroi si "struktura terroriste". Qeveria e Islamabadit tha se në sulme u shënjestruan 6 vende civile, duke rezultuar me vdekjen e 31 personave dhe plagosjen e 57 personave të tjerë.

Nga ana tjetër ushtria pakistaneze njoftoi se ka rrëzuar 5 avionë luftarakë gjatë sulmit indian. Qeveria e New Delhit nuk e konfirmoi këtë.

Gjithashtu ushtria pakistaneze tha se më 8 maj u neutralizuan 25 dronë të armatosur indianë "Harop".



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore
OKB: Lufta në Sudan brutale dhe çnjerëzore; kërkohet ndihmë urgjente dhe mbrojtje civile
Rusia thotë se dëshiron ‘rol konstruktiv’ në G20 pavarësisht shqetësimeve për politizim
Të paktën 4 të vrarë dhe rreth 30 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
Italia nis hetime për "turistët e luftës" gjatë rrethimit të Sarajevës
Rreth 57 mijë të zhvendosur mbërrijnë në shtetin verior të Sudanit pas sulmeve të RSF-së
Zyrtarë amerikanë informuan Trumpin mbi opsionet e rishikuara për ndërhyrje të mundshme në Venezuelë
Afrika goditet nga shpërthimi më i keq i kolerës në 25 vjet
Kancelari gjerman kërkon nga Zelenskyy që të rinjtë ukrainas të mos vijnë në vendin e tij
Pllaka “Departamenti i Luftës” vendoset në hyrjen e Pentagonit në ShBA
Australia planifikon t'i detyrojë platformat si Meta dhe Google ta financojnë gazetarinë vendase
Aktivistët ngjiten në Portën e Brandenburgut, protestojnë qëndrimin e Gjermanisë ndaj luftës në Gaza