Numërohen mbi 80 për qind e vendvotimeve në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Nga numërimi i më shumë se 80 për qind të kutive të votimit Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 50,06 për qind të votave, e cila ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20 për qind për qind të votave të siguruara.

By
Numërohen mbi 80 për qind e vendvotime në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje / Reuters

Nga numërimi i më shumë se 80 për qind të kutive të votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, po kryeson Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Anadolu.

Në rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili filloi me numërimin e votave menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, nga numërimi i më shumë se 80 për qind të kutive të votimit Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 50,06 për qind apo 354.372 vota.

Pas Lëvizjes Vetëvendosje, në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20 për qind për qind apo 146.256 vota.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila deri më tani ka siguruar 14,16 për qind apo 99.965 vota, ndërsa ajo pasohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka marrë 6,09 për qind apo 43.098 vota.

Partitë e tjera të cilat deri në fund të numërimit zyrtar të votave nuk arrijnë 5 për qind të votave, nuk do të mund ta kalojnë pragun dhe të futen në Kuvendin e Kosovës.

Nëse Lëvizja Vetëvendosje arrin ta mbajë rezultatin me 50 për qind apo më shumë të votave, ajo mund ta bëjë qeverinë e vetme.

Gjithashtu, pas mbylljes së numërimit të rezultateve preliminare, duhet të pritet edhe numërimi i mijëra votave nga diaspora, nga ku janë regjistruar rreth 70 mijë qytetarë për të votuar.