| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedoni e Veriut: Qetësohet situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor
"Deri më tani, në vend janë konfirmuar gjithsej 53 raste me ethe të Nilit Perëndimor", tha ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Maqedoni e Veriut: Qetësohet situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor
Maqedoni e Veriut: Qetësohet situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski, tha se situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor po qetësohet, ndërsa masat e ndërmarra dhe koordinimi i përforcuar ndërmjet Ministrisë, institucioneve shëndetësore dhe komunave po japin rezultate.

Klekovski, së bashku me Drejtorin e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Dr. Fadil Cana, informuan për situatën me ethet e Nilit Perëndimor në vend.

"Deri më tani, në vend janë konfirmuar gjithsej 53 raste me ethe të Nilit Perëndimor. Të dhënat tregojnë se kohëzgjatja mesatare e trajtimit spitalor është 14 ditë, ndërsa periudha më e shkurtër deri në lëshimin nga spitali ka qenë tetë ditë. Institucionet po e ndjekin vazhdimisht situatën, ndërsa veprimi i koordinuar në nivel qendror dhe lokal po kontribuon në stabilizimin e saj", theksoi Klekovski.

Cana, nga ana tjetër, informoi se aktualisht pesë pacientë po trajtohen në Repartin e Kujdesit Intensiv.

"Tre prej tyre janë ekstubuar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Deri më tani, 28 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga trajtimi spitalor", tha ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë