Një total prej 727 forcash operacionale u angazhuan gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit të regjistruara në zona të ndryshme të Shqipërisë, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Sipas tij, në mbështetje të strukturave vendore u angazhuan 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.
Nufi vlerësoi punën e forcave operacionale dhe efektivëve të Forcave të Armatosura, duke theksuar se u shpreh respektin e tij për të gjithë ata që janë angazhuar që nga fillimi i verës në përballimin e zjarreve.
Ai shtoi se këta janë njerëzit që përballen me rrezikun për ta neutralizuar atë dhe jo për t’iu shmangur.
“Mirënjohje të thellë për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e pashoq që po tregoni duke mbrojtur jetën, komunitetet dhe pasurinë tonë natyrore. Shqipëria krenohet me ju! Sakrifica, vendosmëria dhe shërbimi juaj janë shembulli më i mirë i detyrës ndaj Republikës!”, shkroi ministri.























