| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Rusia u bën thirrje të huajve dhe diplomatëve të largohen nga Kievi
Ministria e Jashtme bëri të ditur se Moska do të vazhdojë sulmet masive hakmarrëse ndaj objektivave ushtarake në të gjithë vendin, përfshirë Kievin.
Rusia u bën thirrje të huajve dhe diplomatëve të largohen nga Kievi
Rusia u bën thirrje të huajve dhe diplomatëve të largohen nga Kievi

Rusia u bëri thirrje të shtunën shtetasve të huaj dhe diplomatëve që ndodhen në Kiev të largohen nga kryeqyteti ukrainas dhe të shmangin udhëtimet në Ukrainë, ndërsa këshilloi banorët të qëndrojnë larg objekteve ushtarake dhe administrative.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska do të vazhdojë sulmet e vazhdueshme ndaj objektivave ushtarake në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës, si përgjigje ndaj atyre që i cilësoi si “veprime terroriste” të forcave ukrainase kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës së Rusisë.

“Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëron edhe një herë shtetasit e huaj, përfshirë personelin e misioneve diplomatike, që të mos qëndrojnë apo udhëtojnë në Ukrainë”, thuhet në deklaratë. “Përgjegjësia për çdo pasojë të mundshme negative bie tërësisht mbi ata që shpërfillin këtë paralajmërim”.

Ministria tha se paralajmërimi ishte përfshirë edhe në një deklaratë të 25 majit dhe në nota diplomatike të dërguara partnerëve të huaj, si dhe ishte përsëritur gjatë një takimi me trupin diplomatik më 27 maj nga zëvendësministri i Jashtëm Mikhail Galuzin.

Sipas ministrisë, ShBA-ja, Britania e Madhe, vendet e BE-së, Norvegjia dhe Zvicra gjithashtu u kanë bërë vazhdimisht thirrje shtetasve të tyre të shmangin udhëtimet në Ukrainë, më së fundmi në gusht.

“Shumë ambasada vazhdojnë të funksionojnë në Kiev dhe zyrtarë të huaj vijojnë të vizitojnë Ukrainën”, tha ministria, duke paralajmëruar se ata që shpërfillin këshillat “po e ekspozojnë veten me vetëdije ndaj rrezikut vdekjeprurës”.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të vazhdojnë të kryejnë sulme masive hakmarrëse”, thuhet në deklaratë, ndërsa lufta Rusi-Ukrainë po i afrohet katër vite e gjysmë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Izraeli urdhëron mbylljen e konsullatës britanike në Jeruzalemin Lindor, hiqen tabelat identifikuese
Gjermania rikonfirmon mbështetjen për Izraelin, bën thirrje edhe për shtetin palestinez
ShBA-ja monitoron rastin e murtajës pneumonike në Rusi, Trumpi pritet të flasë me Putinin
Spanja zgjat deri më 22 tetor kontrollet kufitare për udhëtarët nga Italia
Ish-kreu i shërbimit gjerman të inteligjencës arrestohet nën dyshimin për spiunazh
Ministri izraelit: Nëse Egjipti sulmon Izraelin, nuk do të ketë më Sinai
Raporti i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm
Gjermania do të ndërtojë bazë të re detare në Emden
Protestat e nxënësve vazhdojnë në gjithë Francën, mbyllen deri në 500 shkolla të mesme
Zelenskyy: Ukraina pranon bisedimet teknike trepalëshe të propozuara nga ShBA-ja në EBA
Irani ndaj ShBA-së: Nuk ka zgjidhje ushtarake për t’i dhënë fund luftës
Qindra protestojnë në Izrael kundër ndryshimeve gjyqësore të qeverisë Netanyahu
Moldavia: Pesë mjete ajrore ruse shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen brenda territorit moldav
Ekipi i sigurisë së Trumpit zhvillon takim në Kampin David për të diskutuar mbi Iranin dhe Jemenin
Raportuesja e OKB-së kritikon projektligjin italian për antisemitizmin
BE-ja i disburson Ukrainës 2,9 miliardë euro për stabilitet financiar dhe reforma
Libani bën thirrje për tërheqje të plotë të Izraelit dhe forcimin e autoritetit të shtetit
Franca dhe Argjentina në diskutime për investimet, IA-në dhe marrëdhëniet dypalëshe
Trump: Mund t'i kërkoj Evropës të çlirojë rezervat e naftës dizel me qëllim uljen e çmimeve
Milatoviq me von der Leyen: Mali i Zi gati për anëtarësim në BE në vitin 2028