| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kabineti qeveritar i Kosovës ndan mbi 304 mijë euro buxhet për Luginën e Preshevës
Në mbledhjen elektronike të qeverisë, u mor vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në Serbi, si dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës.
Kabineti qeveritar i Kosovës ndan mbi 304 mijë euro buxhet për Luginën e Preshevës
Kabineti qeveritar i Kosovës ndan mbi 304 mijë euro buxhet për Luginën e Preshevës / AA

Kabineti qeveritar i Qeverisë në detyrë të Kosvoës, në mbledhjen e 271-të ka marrë vendim për ndarjen e mbi 304 mijë eurove për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, në territorin e Serbisë.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se në mbledhjen elektronike të qeverisë, u mor vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve buxhetore për tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në Serbi si dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës.

“Qeveria ka ndarë 304.511,16 euro, sipas Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, për pajisjen me 35.448 tekste shkollore për 3.650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse”, bëhet e ditur në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria ka ndarë mjete buxhetore për Luginën e Preshevës. Në korrik të këtij viti, ajo ndau mbi gjysmë milioni euro për mbështetje financiare në bashkëfinancimin e projektit të ndërtimit të shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Fillon Java e Kulturës Turke në Shqipëri
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës
NATO-ja: Angazhimi i KFOR-it mbetet konstant, pavarësisht zhvillimeve që priten këtë javë në Kosovë
Fundoset varka me emigrantë në ishullin grek, një i vdekur dhe 25 të zhdukur
Begaj vizitë në EBA, diskutohen zgjerimi i investimeve dhe partneriteti
KFOR-i turk dhuron çanta shkollore për nxënës në disa komuna të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Kurti, u bën thirrje partive politike për zgjidhjen e çështjes së presidenti
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor
Kuvendi i Kosovës zgjedh Qeverinë e re, Albin Kurti rizgjidhet kryeministër
Konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kosovë, protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
27 vjet në pritje, familja e doktorit Adem Ademi ende pret përgjigje për fatin e tij
Hoxha: Më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me partnerë të ngushtë me të cilët ndajmë vlera
Shqipëria përgatitet për Javën e Kulturës Turke
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ervin Demo propozohet nga kryeministri Rama për postin e ministrit të Brendshëm
Shtetasit e huaj në Shqipëri për 6 muaj shpenzuan 2,38 miliardë euro
Greqia raporton 324 raste rekord të virusit të Nilit Perëndimor, numri i të vdekurve rritet në 30
Kroacia dhe Bullgaria bllokojnë specat nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të pesticideve
Remitancat në Shqipëri arritën në 621 milionë euro në gjysmën e parë të 2026