Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të martën se çdo fond iranian i liruar nga Departamenti amerikan i Thesarit do të kontrollohet rreptësisht dhe do të kufizohet vetëm për blerjen e mallrave humanitare të prodhuara në ShBA.
“Paratë dhe/ose sanksionet që po liron Departamenti amerikan i Thesarit do të vendosen në një llogari të kontrolluar nga ShBA-ja dhe do të përdoren për blerjen e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore, ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trumpi në platformën Truth Social.
Ai theksoi se fondet do të mbështesin fermerët amerikanë përmes eksportit të misrit, grurit dhe sojës, të cilat, sipas tij, “i nevojiten dëshpërimisht” Iranit për shkak të “një krize humanitare”.
Udhëzimi vjen pas lëshimit nga Departamenti i Thesarit të një licence të përkohshme 60-ditore për shitjet e naftës iraniane, si pjesë e një kornize të re bërthamore.
Në një postim të veçantë, Trumpi pretendoi se të hënën përmes Ngushticës së Hormuzit kaluan një rekord prej 19 milionë fuçish nafte, duke thënë se çmimet “bien” dhe bota bëhet më e sigurt.



















