Shqipëri, fillojnë aktivitetet e Javës së Parasë 2026
Viti 2026 ka një domethënie të veçantë për Shqipërinë, pasi shënon 100-vjetorin e emetimit të monedhës së parë kombëtare shqiptare.
Në Shqipëri është zhvilluar ceremonia e hapjes së Javës së Parasë 2026, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve të ndryshme, zyrtarëve dhe të rinjve.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh gjatë fjalës së tij në aktivitetin embajtur në Tiranë se ky është një aktivitet që Banka e Shqipërisë e organizon çdo vit me të rinjtë, sipas tij, në funksion të objektivit kryesor si bankë qendrore "që është edukimi financiar".
"Edukimi financiar është një element shumë i rëndësishëm në kuadër të edukimit të përgjithshëm, pasi ka të bëjë me mirëqenin e popullatës dhe me mirëqenin e shoqërisë. Edukimi financiar është një element shumë i rëndësishëm që u shërben të rinjve për të marrë informacionin eduhur për të ardhmen e tyre", tha Sejko.
Sipas Bankës së Shqipërisë, Java Globale e Parasë (16-22 mars 2026) organizohet çdo vit në shumë vende të botës dhe bashkon institucionet publike, sektorin financiar, sistemin arsimor dhe partnerë tëndryshëm në një përpjekje të përbashkët për tërritur kulturën financiare në shoqëri, me fokus tëveçantë te brezi i ri.
Gjithashtu, theksohet se viti 2026 ka një domethënie të veçantë për Shqipërinë, pasi shënon 100-vjetorin e emetimit të monedhës së parë kombëtare shqiptare.
Tema e këtij viti në kuadër të Javës së Parasë 2026 është “Flasim zgjuar për paranë – 100 vjet monedhë kombëtare”, ndërkohë në ditët në vazhdim do të organizohen aktivitete të ndryshme.
Aktivitetet do të përfshijnë leksione të hapura, konkurse, nisma të ndryshme dhe takimeinformuese për nxënës dhe studentë, me fokus diskutimin mbi menaxhimin e parasë, vendimmarrjen financiare dhe rëndësinë e edukimit financiar.