4 orë më parë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, për t’i diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njotoi se gjatë telefonatës me kryeministrin irakian, Erdoğan tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve me Irakun në fusha të ndryshme, veçanërisht në tregti.
TË REKOMANDUARA
Presidenti turk theksoi gjithashtu se rritja e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit do të ishte në dobi të të dy vendeve.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















