Erdoğan diskuton tregtinë dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit me kryeministrin irakian

Gjatë telefonatës me kryeministrin irakian, Erdoğan tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve me Irakun në fusha të ndryshme, veçanërisht në tregti.

By
Erdoğan diskuton tregtinë dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit me kryeministrin irakian / AA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, për t’i diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njotoi se gjatë telefonatës me kryeministrin irakian, Erdoğan tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve me Irakun në fusha të ndryshme, veçanërisht në tregti.

Presidenti turk theksoi gjithashtu se rritja e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit do të ishte në dobi të të dy vendeve.