| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon sulmin terrorist pranë një xhamie në Pakistan
Të paktën 21 persona u vranë dhe mbi 70 të tjerë u plagosën në sulmin në provincën Khyber Pakhtunkhwa.
Türkiye dënon sulmin terrorist pranë një xhamie në Pakistan
Türkiye dënon sulmin terrorist pranë një xhamie në Pakistan / َAA

Türkiye dënoi të premten sulmin terrorist pranë një xhamie në veriperëndim të Pakistanit, ku u vranë të paktën 21 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Dënojmë sulmin terrorist të kryer gjatë namazit të xhumasë pranë një xhamie në qytetin Kohat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

“I lutemi Allahut për mëshirë për ata që humbën jetën në këtë sulm të neveritshëm terrorist dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit të Pakistanit”, shtoi ministria.

Sipas medieve lokale, të paktën 21 persona, përfshirë pesë civilë dhe 16 policë, u vranë, ndërsa mbi 70 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës që shënjestroi një kompleks policor gjatë namazit të së premtes.

Një zyrtar i lartë policor tha për transmetuesin lokal Geo News se viktimat u shkaktuan pasi një automjet i mbushur me eksploziv u përplas në hyrjen e kompleksit Old Police Lines në distriktin Kohat.

Policia tha se në shpërthim u vranë gjithashtu gjashtë “terroristë”, përfshirë sulmuesin vetëvrasës, ndërsa operacioni i pastrimit të zonës po vazhdonte.

Shpërthimi la një krater jashtë xhamisë që ndodhet brenda kompleksit policor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë