Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq në Shqipëri

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Durrësit, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mbytjes.

By
Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq në Shqipëri / Reuters

Eshtë shënuar viktima e parë nga përmbytjet në Durrës. 

Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, një qytetar u gjet i pajetë pas kërkimeve të zhvilluara nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s. Paraprakisht dyshohet se shtetasi 54 vjeçar me iniciale A.H është marrë nga rrjedha e ujit dhe është mbytur.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.