| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan thekson bashkëpunimin mes Türkiyes dhe Katarit për paqen në rajon
Presidenti turk e nënvizon rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut për arritjen e paqes në rajon, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Katarin në mbrojtje, tregti dhe energji.
Erdoğan thekson bashkëpunimin mes Türkiyes dhe Katarit për paqen në rajon
Erdoğan e thekson bashkëpunimin mes Türkiyes dhe Katarit për paqen në rajon / َAA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha të premten se Türkiye dhe Katari do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të parandaluar rindezjen e luftës në rajonin e Gjirit, për të krijuar kushte për dialog dhe për të arritur paqen. Ai theksoi rëndësinë e bindjes së palëve që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë.

Gjatë takimit me emirin e Katarit, sheikun Tamim bin Hamad Al Thani, në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe të Istanbulit, Erdoğan diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale e globale, sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes në rrjetet sociale.

Erdoğan tha se Marrëveshja për Mbrojtjen e Ndërsjellë, e nënshkruar po atë ditë mes Türkiyes dhe Katarit, do t’u japë një dimension të ri marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas tij, Marrëveshja për Partneritet Tregtar dhe Ekonomik, e cila hyri në fuqi vitin e kaluar, i ka afruar të dyja vendet me objektivin e përbashkët për vëllimin e tregtisë dypalëshe.

Erdoğan shtoi se Türkiye po punon për ta zhvilluar dhe për ta diversifikuar partneritetin energjetik me Katarin dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të vazhdojë të zgjerohet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë