| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Një tërmet 6,7 ballësh godet ishullin Sulawesi të Indonezisë
Ndërkohë nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme.
Një tërmet 6,7 ballësh godet ishullin Sulawesi të Indonezisë
Një tërmet 6,7 ballësh godet ishullin Sulawesi të Indonezisë/ Foto: AA Arkiv

Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë goditi sot ishullin Sulawesi të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS).

Tërmeti ndodhi në orën 11:27 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 46 kilometra lindje-juglindje të Palus, kryeqyteti i provincës Qendrore Sulawesi.

Tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 kilometrash, gjë që mund të rrisë intensitetin e lëkundjeve të tokës.

Ndërkohë nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive dhe agjencitë meteorologjike të Indonezisë nuk lëshuan menjëherë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Palu u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami në vitin 2018 duke lënë të vdekur më shumë se 4.000 njerëz dhe duke i bërë banorët veçanërisht të ndjeshëm ndaj aktivitetit sizmik në rajon.