| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Irani thotë se eksportet e naftës kanë arritur në 1,5 milion fuçi në ditë pavarësisht luftës
Shitjet e Teheranit rriten me 50% mes paqëndrueshmërisë në tregjet globale të energjisë.
Irani thotë se eksportet e naftës kanë arritur në 1,5 milion fuçi në ditë pavarësisht luftës
Irani thotë se eksportet e naftës kanë arritur në 1,5 milion fuçi në ditë pavarësisht luftës / AA
3 orë më parë

Eksportet e naftës së Iranit kanë arritur rreth 1,5 milion fuçi në ditë, pavarësisht ndikimit të luftës në vazhdim që përfshin ShBA-në dhe Izraelin, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, të enjten.

Tasnim raportoi se vëllimet ditore të eksporteve tejkaluan 1,5 milion fuçi gjatë muajit të Ramazanit, duke shënuar një rritje prej rreth 50% krahasuar me nivelet e mëparshme.

Agjencia theksoi se Irani ka shitur sasi më të mëdha nafte me çmime më afër standardeve globale, duke rritur drejtpërdrejt të ardhurat nga nafta.

Rritja vjen në një kohë kur tregjet globale të energjisë po përjetojnë paqëndrueshmëri të theksuar, e lidhur me luftën në vazhdim dhe vendimin e Iranit për të kufizuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më kritike në botë për transportin e naftës.

Rreth 20 milionë fuçi nafte kalojnë çdo ditë përmes kësaj ngushtice, dhe kufizimet kanë rritur kostot e transportit dhe sigurimit, duke kontribuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe presionin inflacionist në mbarë botën.

Sipas Asharq Business, Irani ka gjeneruar me gjasë qindra miliona dollarë të ardhura shtesë që nga shpërthimi i luftës, duke përfituar nga çmimet më të larta të naftës, në kushtet e qasjes së kufizuar në ngushticë për disa eksportues.

Investitorët mbeten të shqetësuar për përkeqësimin e pasigurisë në tregjet globale, pasi objektet energjetike në vendet e Gjirit dhe në Iran vazhdojnë të përballen me rrezik sulmesh, si dhe nga frika se infrastruktura energjetike iraniane mund të jetë objektiv i goditjeve të mundshme nga ShBA-ja ose Izraeli, çka mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike dhe mjedisore.

Operacionet ushtarake mes ShBA-së dhe Izraelit në njërën anë dhe Iranit në anën tjetër vazhdojnë që nga 28 shkurti, duke e rritur presionin mbi tregjet globale të energjisë.