| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, moti i keq shkakton përmbytje në zonën e Thethit
Sipas Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë, sot dhe nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Shqipëri, moti i keq shkakton përmbytje në zonën e Thethit
Shqipëri, moti i keq shkakton përmbytje në zonën e Thethit / َAA

Reshjet intensive të shiut në orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme të tjera në zonën e njohur turistike të Thethit, në Qarkun e Shkodrës. 

Raportohet se dalja e lumenjve të vegjël nga shtrati ka bërë që uji të vërshojë drejt disa bizneseve në këtë zonë, duke depërtuar deri në ambientet pranë bujtinave që shërbejnë për qëllime turistike.

Gjithashtu raportohet se situata paraqitet problematike edhe sa i përket furnizimit me energji elektrike, për shkak të kushteve të këqija të motit.

Ndërkohë, moti i keq i cili ka përfshirë vendin në orët e fundit ka shkaktuar probleme dhe ka lënë pa energji elektrike edhe disa njësi administrative në Kukës, Has dhe Tropojë.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë, sot dhe nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë