| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor
Procesi mësimor ka filluar edhe në shkollat që administrohen nga Fondacioni Turk Maarif në Shqipëri.
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor

Në Shqipëri ka filluar sot viti i ri shkollor 2026-2027 në institucionet e arsimit parauniversitar.

Procesi mësimor ka filluar në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, në institucionet arsimore publike dhe private.

Mbi 340 mijë nxënës kanë nisur sot vitin e ri shkollor, ndërkohë rreth 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Procesi mësimor ka filluar edhe në shkollat që administrohen nga Fondacioni Turk Maarif në Shqipëri.

Fondacioni Turk Maarif, përveç Universitetit të New Yorkut në Tiranë, administron edhe disa institucione arsimore në sistemin parauniversitar, si në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, janë organizuar aktivitete dhe ceremoni të ndryshme në vend.

Mesazhe urimi nga zyrtarët e lartë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e tij të urimit për nxënësit dhe mësuesit.

"Shkolla nuk është thjesht një vend ku marrim dije. Është vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi, ku mësojmë të njohim botën, të njohim vendin tonë, të kuptojmë historinë e tij, të çmojmë kulturën dhe vlerat e të kuptojmë misionin që kemi për të ardhmen e tij. Uroj të gjithë nxënësit, veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, të kenë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të bukur", ka theksuar Begaj.

Një mesazh urimi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka publikuar në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u është drejtuar me një video-mesazh të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
KFOR-i turk dhuron çanta shkollore për nxënës në disa komuna të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Kurti, u bën thirrje partive politike për zgjidhjen e çështjes së presidenti
Kuvendi i Kosovës zgjedh Qeverinë e re, Albin Kurti rizgjidhet kryeministër
Konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kosovë, protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
27 vjet në pritje, familja e doktorit Adem Ademi ende pret përgjigje për fatin e tij
Hoxha: Më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me partnerë të ngushtë me të cilët ndajmë vlera
Shqipëria përgatitet për Javën e Kulturës Turke
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ervin Demo propozohet nga kryeministri Rama për postin e ministrit të Brendshëm
Shtetasit e huaj në Shqipëri për 6 muaj shpenzuan 2,38 miliardë euro
Greqia raporton 324 raste rekord të virusit të Nilit Perëndimor, numri i të vdekurve rritet në 30
Kroacia dhe Bullgaria bllokojnë specat nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të pesticideve
Remitancat në Shqipëri arritën në 621 milionë euro në gjysmën e parë të 2026
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Shkollat Maarif, të parat në Kosovë që përfshijnë inteligjencën artificiale në planprogram
Hagë: ZPS-ja kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin për veprën penale pengim i drejtësisë
KGjK-ja emëron Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të Kosovës
Protestë në Lubjanë kundër ambasadës izraelite, rruga propozohet të quhet Palestinë
BERZH-ja mbështet parkun e erës prej 131 megavatësh në Maqedoninë e Veriut