| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Türkiye dhe Estonia diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh
Pas takimit me ambasadoren e re turke në Estoni, kryediplomati estonez tha se Forcat Ajrore Turke po kontribuojnë në mbrojtjen e vendeve baltike nga baza ajrore Amari në Estoni.
Türkiye dhe Estonia diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh
Türkiye dhe Estonia diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh/ AA

Türkiye dhe Estonia kanë diskutuar mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit gjatë një takimi mes ministrit estonez të Punëve të Jashtme, Margus Tsahkna dhe ambasadores së re të Turqisë në Estoni, Yonca Ozceri.

“Në këtë kontekst, ishte kënaqësi të takoja sot ambasadoren e re të Türkiyes në Estoni, Yonca Ozceri, për të diskutuar se si mund ta forcojmë më tej miqësinë dhe ta thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkroi Tsahkna në platformën amerikane të mediave sociale X.

Tsahkna tha gjithashtu se Forcat Ajrore Turke po kontribuojnë në mbrojtjen e vendeve baltike nga baza ajrore Amari në Estoni.

Ai shtoi se javën e kaluar, të dy vendet shënuan 35-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.