Shqipëria në krye të Komitetit Rajonal të Kërkim‑Shpëtimit Aeronautik për vitin 2026

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, ky rol shihet si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, shkëmbimin e informacionit dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane në fushën e kërkim-shpëtimit aeronautik.

By
Shqipëria në krye të Komitetit Rajonal të Kërkim‑Shpëtimit Aeronautik për vitin 2026 / ATA

Shteti shqiptarë do të marrë kryesimin e Komitetit Këshillimor Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC) për vitin 2026. 

Lajmi, i bërë i ditur nga ministria e Mbrojtjes, e cila e cilësoi këtë rol si një përgjegjësi të rëndësishme, por edhe si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, shkëmbimin e informacionit dhe zbatimin e praktikave më të mira evropiane në fushën e kërkim-shpëtimit aeronautik, në bashkëpunim me partnerët rajonalë dhe EUROCONTROL.

Sipas ministrisë, gjatë periudhës së kryesimit, fokusi do të jetë në rritjen e ndërveprimit operacional, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe organizimin e ushtrimeve praktike, me synim forcimin e kapaciteteve rajonale të kërkim-shpëtimit aeronautik dhe mbrojtjen e jetës njerëzore.

Ky angazhim thekson rolin e Shqipërisë si një partner aktiv, i besueshëm dhe konstruktiv, në shërbim të sigurisë ajrore dhe bashkëpunimit rajonal.