| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Tetë palestinezë të tjerë vriten në Gaza, numri i përgjithshëm shkon në afër 73.500 të vrarë
Ministria tha se disa viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk janë në gjendje t’i arrijnë.
Tetë palestinezë të tjerë vriten në Gaza, numri i përgjithshëm shkon në afër 73.500 të vrarë
Tetë palestinezë të tjerë vriten në Gaza, numri i përgjithshëm shkon në afër 73.500 të vrarë./ AA

Numri i të vdekurve nga gjenocidi i Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 73.470, pasi tetë palestinezë të tjerë u vranë gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin e përditshëm statistikor të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza thuhet se spitalet pranuan trupat e tetë viktimave, ndërsa 31 persona u plagosën gjatë së njëjtës periudhë.

Ministria tha se disa viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk janë në gjendje t’i arrijnë.

Ajo nuk dha hollësi mbi rrethanat në të cilat palestinezët u vranë ose u plagosën, ndërsa ushtria izraelite vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit që është në fuqi që nga 10 tetori i vitit 2025.

Ministria tha se shkeljet izraelite vetëm që nga hyrja në fuqi e armëpushimit kanë vrarë të paktën 1.334 palestinezë dhe kanë plagosur 4.429 të tjerë.

Ajo shtoi se numri i përgjithshëm i viktimave nga lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza që nga 8 tetori i vitit 2023 ka arritur në 73.470 të vrarë dhe 174.540 të plagosur.

Krahas viktimave, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, Izraeli ka shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës civile të Rripit të Gazës, ndërsa OKB-ja ka vlerësuar se kostot e rindërtimit arrijnë në rreth 70 miliardë dollarë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Izraeli ka arrestuar mbi 2 mijë fëmijë palestinezë që nga viti 2023
Ushtria izraelite konfiskon ullinj të palestinezëve, intensifikohen sulmet në Bregun Perëndimor
Pushtuesit izraelitë i vënë zjarrin dhomës së lutjeve dhe një makine në Kuds
Izraeli shemb 80 shtëpi në fshatin palestinez Al-Dhahiya, zhvendosen rreth 400 banorë
Ushtria izraelite vret dy palestinezë dhe plagos tre të tjerë në Rafah
Sulmet izraelite me dronë vrasin pesë persona në qytetin e Gazës, shkatërrojnë katër shtëpi
Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Gaza një vit pas armëpushimit, vriten 5 palestinezë të tjerë
OKB-ja: Gati 50 mijë gra dhe vajza janë vrarë ose plagosur rëndë në Gaza që nga tetori i vitit 2023
Hetimi izraelit: Netanyahu manipuloi pasqyrimin e paralajmërimeve para sulmit të Hamasit
Hamasi: Sulmi hakmarrës shkatërroi “doktrinën e sigurisë” të Izraelit
Gazetarët e Gazës paguajnë çmim të rëndë pas 3 vitesh lufte izraelite, 263 të vrarë
"Mjekët pa Kufij": Izraeli po e mbyt gradualisht Rripin e Gazës dhe po e vazhdon gjenocidin
APS-ja: Në gjenocidin izraelit janë dëmtuar 82 për qind e ndërtesave në Gaza
Katër palestinezë të vrarë dhe 19 të plagosur nga sulmet e Izraelit në Gaza
Një palestinez i vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit
Drejtori i ndaluar i spitalit në Gaza, Abu Safiya nominohet për çmimin "Sakharov" të PE-së
Sulmet izraelite në Gaza, tetë palestinezë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Qindra okupues izraelitë përsërisin inkursionet me rituale në Al-Aksa
Kolonët izraelitë sulmojnë tre fshatra në Bregun Perëndimor, u vënë zjarrin shtëpive dhe automjeteve
Pushtuesit izraelitë sulmojnë dy vendbanime palestineze në Bregun Perëndimor