Qindra njerëz protestojnë në Haifa kundër qeverisë Netanyahu
Protestuesit mbanin pankarta “Mjaft luftëra”, “Largohu Netanyahu” dhe “Populli dëshiron zgjedhje të parakohshme”.
Qindra njerëz kanë dalë në rrugë në qytetin Haifa kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.
Duke marshuar nga Qendra Carmel deri në Sheshin Horev, demonstruesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme.
Protestuesit mbanin pankarta “Mjaft luftëra”, “Largohu Netanyahu” dhe “Populli dëshiron zgjedhje të parakohshme”.
Në nëntor të vitit 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arrest ndaj kryeministrit Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet brutale në Gaza ka vrarë të paktën 69 mijë njerëz, krysisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë, përpara se ofensiva të ndajel sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.