Gjermania: Lufta në Iran nuk ka të bëjë me NATO-n

"Zgjerimi i operacioneve luftarake do të sillte rreziqe të mëdha për partnerët e tjerë në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit", tha zëdhënësi i Berlinit zyrtar.

By
Stefan Kornelius / DPA

Gjermania deklaroi se lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit “nuk ka të bëjë asgjë me NATO-n”.

“Nuk është lufta e NATO-s. NATO-ja është aleancë mbrojtëse. Qeveria gjermane duhet të vlerësojë qartë territorin e Aleancës dhe pozicionin e vet mbi pjesëmarrjen në këtë luftë”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, për gazetarët në Berlin.

“Zgjerimi i operacioneve luftarake do të sillte rreziqe të mëdha për partnerët e tjerë në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit”, shtoi ai.

Qeveria gjermane ka deklaruar disa herë se nuk do të marrë pjesë në luftën e ShBA-së kundër Iranit.