Një dron izraelit godet një makinë në Lindjen e Libanit pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulmi goditi një automjet pranë kryqëzimit Majdaloun në autostradën Baalbek.

By
Një dron izraelit godet një makinë në Lindjen e Libanit pavarësisht armëpushimit në fuqi / AA

Një dron izraelit goditi një makinë pranë kryqëzimit Majdaloun në Lindjen e Libanit pavarësisht armëpushimit në fuqi, raporton media zyrtare.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit, NNA, raportoi se sulmi ndodhi në Majdaloun, e cila gjendet në provincën lindore Baalbek-Hermel të Libanit, një zonë që kufizohet me Sirinë dhe që ka parë incidente të përsëritura sigurie gjatë muajve të fundit.

Ende nuk ka informacion për viktima apo të lënduar.

Shkeljet izraelite të armëpushimit kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e qindra libanezëve, ndërkohë që Izraeli vazhdon të pushtojë pesë kodra libaneze gjatë luftës së fundit, përveç zonave të tjera që ka mbajtur për dekada.

Izraeli nisi operacione ushtarake kundër Libanit në tetor 2023 dhe i shndërroi ato në një luftë të plotë në shtator 2024, duke vrarë më shumë se 4.000 persona dhe plagosur rreth 17.000 të tjerë.

Përveç territoreve të pushtuara libaneze, Izraeli gjithashtu ka pashtuar territore në Siri dhe Palestinë dhe ka refuzuar të tërhiqet dhe të lejojë krijimin e një shteti palestinez.