Türkiye dënoi të enjten vendimin e Kolumbisë për ta zhvendosur ambasadën e saj në Izrael nga Tel-Avivi në Kuds.
“Ky hap shkel rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht rezolutat 476 (1980) dhe 478 (1980) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe bie ndesh me parimet ligjore të përcaktuara në opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.
“Kudsi Lindor është një pjesë integrale e Territorit të Pushtuar Palestinez”, theksoi ministria.
Deklarata i bën thirrje Kolumbisë ta rishqyrtojë vendimin e saj, duke theksuar se të gjitha shtetet duhet të shmangin çdo masë që mund ta minojë statusin historik dhe ligjor të Kudsit.
“Ne ritheksojmë se krijimi i një shteti të pavarur, sovran dhe territorialisht të pandërprerë të Palestinës në bazë të kufijve të vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet, është e vetmja mënyrë për të arritur një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.





















