Presidenti Erdoğan do të takohet me Mbretin e Jordanisë në lstanbul
Bisedimet pritet të përfshijnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe përpjekjet për promovimin e stabilitetit.
Presidenti Erdoğan do të takohet me Mbretin e Jordanisë në lstanbul / AA Archive
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Türkiye, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
Drejtori i Komunikimeve, Burhanettin Duran, në platformën X njoftoi se dy presidentët do të zhvillojnë bisedime në lstanbul.
Sipas tij, bisedimet në takim pritet t’i përfshijnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe përpjekjet për promovimin e stabilitetit.