Në Bruksel po mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke çelur zyrtarisht katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nën kryesimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe ministres për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre, konferenca do ti kushtohet grupkapitullit të IV-t “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, i cili përmban fusha me rëndësi të posaçme për ekonominë dhe biznesin.
Kapitujt përfshijnë fusha si; politikat e transportit, energjia, rrjetet trans-evropiane, mjedisi dhe ndryshimet klimatike.
Shqipëria ka hapur deri më tani katër nga gjashtë grupkapituj, “Themeloret”, “Marrëdhëniet me Jashtë”, “Tregun e Brendshëm” si dhe “Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse”.