| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Vuçiq do t’i shkruajë shefit të NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër
“Për mua është marri e madhe dhe zhgënjim. Kjo tregon për nervozizmin që i ka kapluar, se nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë të pavarur”, ka thënë ai të martën.
Vuçiq do t’i shkruajë shefit të NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër
Vuçiq do t’i shkruajë shefit të NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër/ AA Arkiv

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i shkruajë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me kërkesën e tij që ura mbi lumin e Ibrit në Mitrovicë të mos hapet.

Mediat serbe njoftojnë se Vuçiq konsideron se veprimet rreth urës mbi Ibër po bëhen pa njoftimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

“Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it. Do t’i shkruaj Mark Ruttes sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time të mos e bëjë këtë. Do t’i shkruaj sot apo nesër. Për mua është marri e madhe dhe zhgënjim. Kjo tregon për nervozizmin që i ka kapluar, se nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë të pavarur”, ka thënë ai të martën.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) tha të martën se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për automjete në Mitrovicë.

Ura kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare me Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe, ka qenë disa herë burim i tensioneve etnike.