RAJONI
1 minuta leximi
Shpërthejnë përleshje në protestën propalestineze në Athinë
Teksa turma iu afrua ambasadës izraelite, disa pjesëmarrës lëshuan fishekzjarre drejt ndërtesës, ndërsa disa të tjerë hodhën koktej molotovi ndaj oficerëve të policisë.
Shpërthejnë përleshje në protestën propalestineze në Athinë
Shpërthejnë përleshje në protestën propalestineze në Athinë
8 Tetor 2025

Tensione kanë shpërthyer në kryeqytetin grek Athinë, teksa policia dhe protestuesit janë përleshur gjatë një demonstrate në mbështetje të Palestinës.

Qindra demonstrues u mblodhën në një shesh të kryeqytetit grek përpara se të marshonin pranë ambasadës amerikane dhe të drejtoheshin drejt ambasadës izraelite.

Duke mbajtur flamuj palestinezë, ata këndonin "Liri për Palestinën" dhe bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të Izraelit në rajon.

Teksa turma iu afrua ambasadës izraelite, disa pjesëmarrës lëshuan fishekzjarre drejt ndërtesës, ndërsa disa të tjerë hodhën koktej molotovi ndaj oficerëve të policisë.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke çuar në përleshje. Disa persona gjithashtu u arrestuan pas konfrontimit.

Izraeli për plotë 18 vite vazhdon ta mbajë Gazën në bllokadë, ku banojnë gati 2,4 milionë njerëz dhe e shtrëngoi më tej rrethimin në muajin mars, kur mbylli pikat kufitare dhe bllokoi shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke e çuar enklavën drejt urisë.

Që nga tetori i vitit 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë të paktën 67.200 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e ka kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.

Eksploro
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së
SPAK, mbi 300 mln euro pasuri të sekuestruara nga viti 2020, krijuar nga pastrimi i parave
Qeveria shqiptare miraton marrëveshje bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
Pesë vjet nga paraburgimi dhe gjykimi i ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë
Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islam në Riad
Bosnjë dhe Hercegovinë, disa persona humbin jetën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh në Tuzla
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së