| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Abdul El-Sayed bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin e ShBA-së
El-Sayed mundi republikanin Mike Rogers në një garë të ngushtë dhe e ruajti për demokratët një vend kyç në Senat, pavarësisht sulmeve ndaj fesë së tij, raportuan mediat amerikane.
Abdul El-Sayed bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin e ShBA-së
Abdul El-Sayed bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin e ShBA-së

Demokrati Abdul El-Sayed u bë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan, pasi mundi ish-deputetin republikan Mike Rogers në Michigan, sipas projeksioneve të mediave amerikane.

El-Sayed, ish-zyrtar i shëndetësisë publike, e fitoi vendin që e la bosh senatori Gary Peters, i cili po tërhiqet nga politika.

Fitorja e tij vjen pas një fushate të vështirë, në të cilën feja e tij u bë çështje qendrore. Presidenti Donald Trump dhe republikanë të tjerë e sulmuan vazhdimisht për besimin e tij. El-Sayed i hodhi poshtë akuzat se kishte lidhje me ekstremizmin.

Michigan është shtet që Trump e fitoi me diferencë të vogël në zgjedhjet e vitit 2024.

El-Sayed do të jetë myslimani i parë në Senat kur Kongresi i ri të mbledhë seancën e parë në janar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë