| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Aleanca e Mbrojtjes së Mekës bie dakord t’i zbatojë “menjëherë” angazhimet për mbrojtje kolektive
Anëtarët e Aleancës, Türkiye, Arabia Saudite dhe Pakistani, bëjnë thirrje për “vendosje të shpejtë” të forcave dhe kapaciteteve ushtarake të dakordësuara në Arabinë Saudite.
Aleanca e Mbrojtjes së Mekës bie dakord t’i zbatojë “menjëherë” angazhimet për mbrojtje kolektive
Aleanca e Mbrojtjes së Mekës bie dakord t’i zbatojë “menjëherë” angazhimet për mbrojtje kolektive./ AA

Türkiye, Arabia Saudite dhe Pakistani kanë rënë dakord t'i zbatojnë “menjëherë” angazhimet për mbrojtje kolektive dhe të marrin masa për të siguruar “vendosjen e shpejtë” të forcave dhe kapaciteteve ushtarake të dakordësuara në Arabinë Saudite.

Vendimi u mor gjatë një takimi urgjent të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes të Aleancës së Mekës në kryeqytetin saudit Riad, për t'i trajtuar zhvillimet e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat përballet mbretëria.

“Komiteti vendosi të kalojë menjëherë në zbatimin praktik të angazhimeve për mbrojtje kolektive”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre shteteve anëtare që janë pjesë e komitetit.

Gjithashtu u ra dakord “të merren masat e nevojshme për të siguruar forcat dhe kapacitetet ushtarake të dakordësuara dhe për të garantuar vendosjen e tyre të shpejtë në Mbretëri”.

Më tej, thuhet se vendosja do të bëhet në përputhje me “marrëveshjet e miratuara dhe legjislacionin kombëtar të palëve”, duke forcuar kështu gatishmërinë, integrimin ushtarak dhe kapacitetin kolektiv për t’u përballur dhe kundërpërgjigjur ndaj kërcënimeve.

Tri vendet gjithashtu dënuan “me termat më të fuqishëm tentativën për të shënjestruar” qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, si dhe sulmet e vazhdueshme ndaj qyteteve të tjera saudite dhe objekteve civile dhe ekonomike.

Komiteti emëroi gjithashtu Nauman Mahmoodin nga Pakistani, një gjeneral-lejtnant në pension, si sekretarin e parë të përgjithshëm të aleancës. Ai do të shërbejë për një mandat trevjeçar.

Pakti për krijimin e aleancës së re u nënshkrua më 7 gusht, pasuar nga hapa të ndërmarrë nga tre shtetet anëtare për institucionalizimin e marrëveshjes.

Eksploro
Presidenti lituanez: Presidenca e Lituanisë në BE do të fokusohet në sigurinë dhe konkurrueshmërinë
Rubio: ShBA-ja synon ta “respektojë” marrëveshjen e sigurisë me Arabinë Saudite
Egjipti dënon inkursionet izraelite në Siri, bën thirrje për tërheqje nga territori sirian
Estonia zhvendos trupat më pranë Rusisë në përgatitje për mbrojtje aktive
Raportohen alarme për bomba në institucionet arsimore në kryeqytetin e Bullgarisë
Irani: Do të godasim bazat dhe anijet luftarake amerikane nëse Uashingtoni nis pushtim tokësor
Rrëzohet një avion i vogël në Gjermani, raportohen dy të vdekur
IEA-ja: Mbi 80 për qind e rezervave emergjente të naftës janë hedhur tashmë në treg
Kanadaja do të krijojë Këshill Kombëtar për Inteligjencën Artificiale
UKMTO: Një tanker u godit nga predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit
"Amnesty International" ngre alarmin për dhunën policore ndaj nxënësve në Francë
Rritja e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar ngadalësohet në nivelin më të ulët që nga viti 1998
Mbi 11.400 pushtues izraelitë hynë në Al-Aksa gjatë festave hebraike
Flydubai pezullon fluturimet drejt Tel Avivit pas incidentit në avion
Trump: Evropa ka rënë dakord të nxjerrë sasi masive të rezervave të dizelit
Austria regjistroi rreth 1.000 vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë verës së vitit 2026
Komisioni Evropian i shqyrton arsyet e zgjatjes së kontrolleve kufitare nga Italia me Spanjën
Këshilltari i lartë i EBA-së e cilëson si "akt terrorist" incidentin në fluturimin e "Flydubai"-t
OKB-ja akordon 160 milionë dollarë për të mbështetur 12 krizat humanitare më të pafinancuara në botë
Eritrea ndërpret marrëdhëniet me Etiopinë ndërsa luftimet në Tigray nxisin tensionet rajonale