Në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Basketbollit 2022 (Eurobasket 2022), i cili do të mbahet këtë vit për herë të 41-të, do të luhen gjashtë ndeshje.
Në kuadër të raundit të parë, ndeshjet e Grupit A do të luhen në Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë, ndeshjet e Grupit B do të luhen në Këln të Gjermanisë, ndeshjet e Grupit C do të luhen në Milano të Italisë, ndërsa ndeshjet e Grupit D do të luhen në Pragë, kryeqyteti i Çekisë.
Pas ndeshjeve të grupeve, kampionati do të vazhdojë në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.
GrupetOrari i reprezentacioneve sipas grupeve në Kampionatin Evropian të Basketbollit është si më poshtë:
Grupi A:Türkiye Spanja Gjeorgjia Mali i Zi Belgjika Bullgaria
Grupi B:Gjermania Hungaria Sllovenia Lituania BeH Franca
Grupi C:Greqia Estonia Ukraina Britania e Madhe Italia Kroacia
Grupi D:Holanda Finlanda Polonia Çekia Izraeli Serbia
Ndeshjet e paraNdeshjet e para të grupeve A dhe B luhen nesër, ndërsa ndeshjet e grupeve C dhe D janë planifikuar të premten, më 2 shtator.
Reprezentacioni i Türkiye merr pjesë për herë të 25-të në Kampionatin Evropian. Nesër ky reprezentacion luan ndeshjen e parë në Eurobasket 2022 kundër Malit të Zi dhe ndeshja fillon në orën 16:15.
Nesër në Kampionatin Evropian të Basketbollit 2022 (Eurobasket 2022) janë në program këto ndeshje:
1 shtator, e enjte:
Grupi A (Tbilisi):13:30 Spanja – Bullgaria 16:15 Türkiye – Mali i Zi 19:00 Belgjika – Gjeorgjia
Grupi B (Këln):14:30 BeH – Hungaria 17:15 Sllovenia – Lituania 20:30 Franca – Gjermania 2 shtator, e premte:
Grupi C (Milano):14:15 Ukraina – Britania e Madhe 17:00 Kroacia – Greqia 21:00 Italia – EstoniaGrupi D (Pragë):
14:00 Izraeli – Finlanda 17:30 Polonia – Çekia 21:00 Serbia – Holanda
Formati i turneutNë Kampionatin Evropian të Basketbollit 2022 (Eurobasket 2022) marrin pjesë 24 reprezentacione të ndara në katër grupe.
Reprezentacionet që fazën e grupeve të kampionatit do ta përfundojnë në katër pozitat e para, do ta vazhdojnë me ndeshje nga 1/8 e Eurobasket me metodën e kryqëzimit.
Më pas vijnë çerekfinalet, gjysmëfinalet, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë të EuroBasket 2022 është caktuar për të dielën, më 18 shtator, pas së cilës do të bëhet shpallja e kampionit të Evropës në basketboll dhe mbajtësve të medaljeve.

















