| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Rumania planifikon blerjen e 18 dronëve Bayraktar nga Türkiye
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, theksohet se vlera e 18 mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar është afërsisht 300 milionë dollarë, si dhe do të blihen edhe paketa mbështetëse logjistike dhe pajisje speciale për stërvitje.
Rumania planifikon blerjen e 18 dronëve Bayraktar nga Türkiye
Rumania e interesuar për dronët Bayraktar.     Foto: AA / AA

Rumania planifikon të blejë 18 dronë Bayraktar nga Türkiye.

Mediat rumune njoftuan se Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë i bëri një kërkesë parlamentit për blerjen e 18 mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Duke theksuar se kërkohet miratimi i parlamentit pasi bëhet fjalë për një blerje prej rreth 300 milionë dollarësh, raportohet se nëse kërkesa miratohet, do të nisin negociatat mes dy vendeve.

Në lajm thuhet gjithashtu se droni Bayraktar ishte kthyer në një "legjendë" në luftën e Ukrainës.

Ndërkaq, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, theksohet se vlera e 18 mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar është afërsisht 300 milionë dollarë, si dhe do të blihen edhe paketa mbështetëse logjistike dhe pajisje speciale për stërvitje.

Në peticionin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Parlamentin e Rumanisë, thuhet se me blerjen e sistemeve të avionëve pa pilot Bayraktar TB2 synohet të zbatohen objektivat e aftësisë që i janë dhënë Rumanisë në procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s dhe se programi do të kontribuojë në arritjen e objektivave të transformimit të ushtrisë së Rumanisë deri në vitin 2040.

BURIMI:AA
Eksploro
Ambasadori turk në Tiranë: Türkiye dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe aleate
Nënkryetari i AK Partisë, Zorlu vizitë në Maqedoninë e Veriut
Begaj pret kryeparlamentarin kroat, integrimi në BE i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal në fokus
Protestat për Zvërnecin hyjnë në ditën e nëntë
Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshjen për pikat kufitare
Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare
Peleshi takon homologun kroat: Nisma Shqipëri–Kroaci–Kosovë e forcon sigurinë rajonale
Konakoviq-Mucunski në Sarajevë: Zgjerimi mbetet interes strategjik për Ballkanin Perëndimor e BE-në
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Begaj uron Kurtin: Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit euroatlantik
Shqipëri, prezantohet projekti i Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kurti në festën e fitores: Kjo është dekada e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje
Numërohen mbi 81 për qind e kutive të votimit në Kosovë, kryeson LVV-ja me 43,09 për qind
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 votuan mbi 22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 dolën 8,29 për qind e votuesve
Kosovë, hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Tiranë, vazhdon protesta nën moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Liqeni i Shkodrës bëhet pjesë e UNESCO-s