| Albanian
BOTA
3 MINUTA LEXIMI
Evropa po përgatitet për funksionim pa gazin rus
Rritja drastike e çmimeve si pasojë e ndërprerjes së kohë pas kohëshme të eksportit të gazit natyror nga Rusia obligon shtetet e Evropës të shohin alternativa të tjera për ballafaqim me krizën energjetike.
Evropa po përgatitet për funksionim pa gazin rus
Gazprom mbylli tubacionin midis 31 gushtit dhe 2 shtatorit për riparime.     Foto: Reuters / Reuters

Shtetet e Evropës dalëngadalë kanë filluar të shqyrtojnë mundësinë e pavarësisë nga gazi rus.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, të martën deklaroi se Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq të ndërprerjes së plotë të furnizimit të gazit rus.

“Askush nuk e di se si do të veprojë Rusia, ky është një shtet autoritar pa debat publik. Prandaj, duhet të përgatitemi për skenarin më të keq”, deklaroi Sanchez në fjalimin e tij para Senatit ku foli për planet e ballafaqimit me krizën energjetike.

Ai theksoi se Spanja tashmë ka rritur importin e energjisë nga vende të ndryshme, duke inkurajuar prodhimin nga burime të rinovueshme si dhe duke reduktuar konsumin megjithëse ky vend varet pak nga gazi rus.

“Kjo nuk do të thotë se kriza energjetike nuk ka ndikim te ne dhe se mund të përkeqësohet duke ngadalësuar rritjen tonë ekonomike ose duke na detyruar të miratojmë më shumë masa të kursimit të energjisë”, tha Sanchez.

Ai shtoi se Spanja do të bëjë çmos për t’u ndihmuar vendeve të tjera evropiane, nëse “presidenti rus mbyll rubinetat në veri”.

Rritja drastike e gazit natyror në EvropëÇmimi i gazit natyror për megavat-orë në Evropë herën e fundit u rrit për 25.8 për qind në 270.23 euro, treguan të dhënat më të fundit të tregut.

Çmimet e gazit u rritën pasi kompania ruse e energjisë Gazprom njoftoi se dërgesat e gazit natyror nëpërmjet gazsjellësit “Rrjedha Veriore 1” në Evropë janë ndalur për një kohë të pacaktuar.

Gazprom mbylli tubacionin midis 31 gushtit dhe 2 shtatorit për riparime, ndërkaq furnizimet ishin planifikuar të rifillonin pas 2 shtatorit, por kompania njoftoi se tubacioni do të mbetej i mbyllur.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha të hënën se dërgesat nëpërmjet gazsjellësit mund të fillojnë nëse hiqen sanksionet kundër Rusisë pasi ato pamundësojnë mirëmbajtjen e tubacionit.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Kryediplomatja e BE-së, Kallas: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për një përshkallëzim të mëtejshëm
Kos: Forcat politike në Kosovë të gjejnë kompromis për stabilitetin institucional
Raporti holandez dokumentues i të shtënave ndaj fëmijëve në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit
Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë pas sulmeve të reja ajrore me Iranin
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 5 të vdekur dhe alarm për cunami në rajon
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni
OBSh-ja: Rastet me hantavirus mbeten në 13, nuk janë raportuar vdekje të reja mbi një muaj
Papa Leoni XIV filloi vizitën në Spanjë: Në fokus mesazhet e paqes, migracioni dhe tensionet politik
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 21-22 për qind të kapaciteteve raketore pas sulmeve amerikane
Raport: Pentagoni ngre nivelin e kërcënimit të spiunazhit izraelit në shkallën më të lartë
Millatoviq: Mali i Zi tregoi pjekuri dhe konfirmoi se i përket familjes evropiane
Komisioni Evropian sinjalizon masa më të ashpra për vizat ndaj shtetasve rusë
Macron: BE-ja gati ta mbështesë Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit
Anketa: Izraeli dhe Netanyahu përballen me opinion negativ global
Mickoski nga Tivati: Тë përkushtuar ndaj integrimit evropian, nuk e sakrifikojmë dinjitetin kombëtar
WFP-ja: Pasojat e krizës në Lindjen e Mesme po shtyjnë miliona njerëz drejt urisë akute
Kancelari gjerman Merz në Tivat: BE-ja duhet të tregojë vullnet politik për zgjerimin
Azerbajxhani: Sulmi me dron ndaj anijeve të mallrave lë 5 të vdekur dhe 3 të plagosur në Detin Azov
Türkiye po angazhohet për një zgjidhje afatgjatë për myslimanët Rohingia të persekutuar
Lavrov: Kushner dhe Witkoff janë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-ShBA