| Albanian
RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Çaputova: Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut kanë histori të përbashkët
Duke kujtuar se Sllovakia e ka kaluar procesin e anëtarësimit në BE, Çaputova tha se do të vazhdojnë me mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Çaputova: Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut kanë histori të përbashkët
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Çaputova, po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.     Foto: AA / AA

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Çaputova përcolli mesazhe mbështetëse për të gjitha hapat e Maqedonisë së Veriut që sa më parë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ajo në vizitën dy ditore në Maqedoni, u prit me ceremoni solemne nga ana e presidentit Stevo Pendarovski.

Duke theksuar se Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, presidentja sllovake Çaputova tha se të dy vendet kanë histori të përbashkët dhe se marrëdhëniet e shkëlqyera aktuale dypalëshe janë një bazë e mirë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski nënvizoi se kjo vizitë konfirmon trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale me Sllovakinë, aq më tepër që realizohet kur tashmë ka filluar procesi ynë i anëtarësimit në BE.

Duke thënë se me Çaputova-n kanë shkëmbyer mendime për forcimin e bashkëpunimit rajonal, presidenti Pendarovski shtoi se ka biseduar edhe për sigurinë e kontinentit, për luftën në Ukrainë dhe për pasojat e krizës.

BURIMI:AA